Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se, për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, qarkullimi në aksin rrugor Shkup–PK Bllacë është ndërprerë plotësisht në të dy drejtimet, ndërsa pika kufitare Bllacë është mbyllur.

MPB, në koordinim me institucionet përkatëse, po ndërmerr masa për shuarjen e zjarrit.

Apelojmë tek qytetarët të mos nisen drejt pikës kufitare Bllacë deri në shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e trafikut, për çka do ta njoftojmë publikun me kohë.