Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka marrë nën kontroll dy vendbanime në rajonet ukrainase të Dnipros dhe Sumy-t, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë u ndanë informacione të përditësuara mbi aktivitetet e Forcave të Armatosura Ruse në Ukrainë.

“Vendbanimet Dachnoye në rajonin e Dnipropetrovskit dhe Bessalovka në rajonin e Sumy-t u çliruan”, tha ministria në deklaratë duke shtuar se forcat ruse po përparojnë në frontin ukrainas.

Në deklaratën e ministrisë u theksua se 402 mjete ajrore pa pilot (UAV) ukrainase u shkatërruan në 24 orët e fundit, 8 prej të cilave u rrëzuan në rajonin e Moskës.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi dje se ka marrë nën kontroll dy vendbanime në rajonet Kharkiv dhe Donetsk të Ukrainës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume