Gonzalo Garcia është ylli më i ri i Real Madridit.

Talenti spanjoll po shkëlqen me “Los Blancos” në Botërorin e Klubeve, ndërsa mbrëmë ishte hero i gjigantit spanjoll pasi e shënoi golin e fitores ndaj Juventusit në të tetën e finales.

Ky në fakt ishte goli i tretë i tij në këtë turne veror, ndërsa trajneri Xabi Alonso e ka besimin e plotë në lojtarin e dalë nga akademia e klubit.

Garcia po e shfrytëzon për mrekulli mungesën e Kylian Mbappes, i cili ishte i sëmurë në ndeshjet e para.
E spanjollin e ri kanë nisur ta krahasojnë me legjendën e klubit nga “Santiago Bernabeu”, Raul Gonzalez.

Ai foli për momentin magjik nëpër të cilin po kalon, ndërsa fillimisht foli për duelin me “Bianconeri”, pas së cilit Reali u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.

“E dinim që do të ishte një ndeshje intensive që nga fillimi. E nisëm pak ngadalë, por më pas u rritëm duke e ruajtur ritmin, duke e lodhur kundërshtarin dhe duke mbërritur shpesh në zonë. Unë gjithmonë përpiqem të jem i pranishëm në zonë. Kjo është puna dhe qëllimi im”, tha Garcia teksa e komentoi golin me kokë.

“Krahasimi me Raulin është i madh. Ai më mësoi shumë gjatë dy viteve që kaluam së bashku në Castilla dhe jam shumë mirënjohës për gjithçka që më transmetoi.”

Në sezonin 2025/26 trajneri Xabi Alonso do ta ketë një armë shtesë në sulm me Gonzalo Garcian, normalisht nëse Reali nuk vendos ta huazojë atë në ndonjë skuadër më e vogël për të pasur më shumë minutazh dhe për t’u pjekur si lojtar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume