Spitali klinik i Tetovës sot zyrtarisht ka hapur konkursin për punësimin e 119 mjekëve dhe infermiereve, ndërsa sipas drejtorit të spitalit Erzen Elezi gjatë ditës së nesërme do të hapet edhe konkursi për pjesën administrative.

Shpallja e zgjedhjeve lokale nuk do të jetë pengesë për këtë konkurs tha Elezi. Përveç infermiereve që kanë qenë me vite me kontrata, në konkurs do të mund të aplikojnë edhe persona të jashtëm.

“Sot zyrtarisht spitali klinik i Tetovës ka shpallur konkurs publik për punësimin e 119 kuadrove të reja shëndetësore, ndërsa pjesa e ngelur administrative do të shpallet për një kohë shumë të shkurtër nga Agjencia e administratës, në funksion të përforcimit të kapacitete kadrovike dhe përforcimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Ky konkurs përbën numri më të madh të punësimeve me vendime të përhershme prej themelimit të spitalit klinik të Tetovës. Nuk pengojnë zgjedhjet lokale për këtë procedurë, domethënë do të jemi në afatin më të shkurtër që është e mundshme realizmin e këtij konkursi”, tha Erzen Elezi – Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.