SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër S.O. (60) nga Strumica për veprat penale “Punë e pandërgjegjshme në detyrë” dhe “Uzurpimi i patundshmërive”, si dhe ndaj V.R. (49), po ashtu nga Strumica, për veprën penale “Uzurpimi i patundshmërive”.

Sipas hetimeve, më 05.03.2025, e para e denoncuar, në cilësinë e inspektores së ndërtimit, gjatë një mbikëqyrjeje në fshatin Dabilje – rrethi i Strumicës – ka dështuar të veprojë sipas autorizimeve dhe detyrimeve ligjore. Ajo nuk ka konstatuar ndryshimet në dimensionet e një objekti të ndërtuar në një parcelë kadastrale, pronë e të denoncuarës së dytë, duke neglizhuar faktin se objekti i ri nuk përputhej me atë që ishte legalizuar në vitin 2013.

Për pasojë, V.R. ka ndërtuar një objekt në tokë shtetërore pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm ligjor.

Policia ka dorëzuar kallëzimet penale për të dyja të dyshuarat, ndërsa rasti pritet të trajtohet më tej nga organet kompetente.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume