Më 29 korrik 2025, rreth orës 18:15, në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, policia ka arrestuar një 19-vjeçar nga Shkupi, S.M., pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike – marihuanë.

Sipas SPB Tetovë, i riu është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse, pas dokumentimit të plotë të rastit.

Rasti është në trajtim, ndërsa autoritetet nënvizojnë se lufta kundër shpërndarjes dhe posedimit të drogave vazhdon pa kompromis.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume