Prokuroria ka urdhëruar hetimin kundër gardianit të burgut që u kap me drogë të llojit kokainë dhe marihuane para se të fillon turnin e natës në punë.

Një bastisje befasuese që ka bërë policia, gardianit me identitet të njohur për redaksinë tonë i janë gjetur 73 gram marihuanë dhe 50 gram kokainë të paketuara në topa tenisi.

Sipas prokurorisë, droga ka qenë e destinuar për të burgosurit. Duke marrë parasysh rrezikon për arratisje dhe ndikimin tek dëshmitarë, gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit, ndërsa gardianit i janë konfiskuar celulari dhe gjëra të tjera personale për hetim të mëtutjeshëm.