UEFA e ka përjashtuar nga garat evropiane ekipin nga Mali i Zi, Arsenal Tivat për dhjetë vjet për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve dhe manipulim të rezultatit.

Komisioni i Kontrollit, etikës e disiplinës pranë UEFA-së, ka gjetur se ndeshja ndërmjet Alashkert nga Armenia dhe Arsenal Tivat, e vitit 2023, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës, ishte e kurdisur, ngase ekipi malazias pësoi humbje prej 1:6 në shtëpi, megjithëse kishte luajtur 1:1, në Armeni.

Lojtarë dhe zyrtarë të klubit janë dënuar me dënime të rënda, disa edhe përjetë nga UEFA-ja, ndërsa skuadra është gjobitur edhe me një shumë prej 500 mijë eurosh, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Malit të Zi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume