Ziadin Sela do të jetë kandidati i Frontit Evropian për të garuar për kryetar komune në Strugë, mëson Struga Ekspres nga burime brenda ASH-së së Ziadinit dhe funksionarëve të lartë të BDI-së.

Së shpejti pritet të bëhet zyrtare edhe kandidatura e Ziadin Selës.

Kjo kandidaturë është mbështetur nga ASH dhe BDI.

Ziadin Sela do të ketë kundërkandidat kandidatin e pavarur Mendi Qyra i mbështetur nga VLEN.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në muajin tetor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume