MPB njofton se me datë 02.08.2025, në ora 09:30, në SPB Shkup është raportuar se në spitalin klinik “8 Shtatori” në Shkup, me autoambulancë është sjellë pa shenja jete B.S. (55) nga Shkupi.

Sipas raportit, ai ishte rrëzuar nga trotineti më 31.07.2025, por nuk kishte shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume