Tensionet në kryeqytet vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa këtë herë në shënjestër të protestuesve ka përfunduar edhe godina e Komisariatit të Policisë nr. 2, pranë zonës së njohur si “21 Dhjetori” në Tiranë.

Sipas raportimeve, një grup protestuesish i ka vënë flakën ambienteve të jashtme të komisariatit, ku ndodhen edhe hapësira paraburgimi.

Flakët janë përhapur në oborrin e institucionit, duke krijuar një situatë të tensionuar dhe duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të policisë.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e forcave të posaçme “Shqiponja”, të cilët kanë ndërhyrë për të zmbrapsur protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Gjatë ndërhyrjes raportohet se disa persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa ende nuk ka një numër zyrtar të të ndaluarve apo një bilanc të dëmeve të shkaktuara në godinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume