Më 12 gusht 2025, rreth orës 14:41, në SPB Manastir u raportua një aksident rrugor në rrugën Manastir – Vendkalimi kufitar Mexhitli. Automjeti i pasagjerëve “Ford”, i drejtuar nga 21-vjeçarja A.S. nga Republika e Shqipërisë, doli jashtë rrugës. Si pasojë, bashkudhëtarja e saj N.S. (47) pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa A.S., bashkudhëtarja A.S. (44) dhe një e mitur 15-vjeçare pësuan lëndime trupore. Të gjithë të lënduarit u dërguan në Spitalin Klinik të Manastirit për trajtim mjekësor. Këqyrjen e vendngjarjes e kreu ekipi hetimor i SPB Manastir.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume