Policia Financiare zhvillon aksion në Likovë, Kumanovë e Zhelinë: Hetohen kompani për krime mbi 7 milionë euro

Në orët e para të mëngjesit, Drejtoria e Policisë Financiare ka ndërmarrë një aksion të gjerë në komunat e Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës, duke kontrolluar disa lokacione të dyshuara për veprimtari kriminale.

Operacioni është rezultat i një hetimi disamujor për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal, i cili dyshohet për shoqatë kriminale, evazion fiskal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në qendër të hetimeve janë kompani të përfshira në tregtimin e derivateve të naftës, të dyshuara për krime financiare me vlerë mbi 7 milionë euro.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi aksionin gjatë ditës, pas përfundimit të kontrolleve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume