Përmes një postimi në Facebook, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar figurën e Arben Xhaferit në 13-vjetorin e vdekjes së tij informon Tetovasot.
“Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ndarja e tij nga jeta, mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet njësoj. Gjatë luftës së vitit 2001, kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona. As pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi ynë nuk u ndalën,” shkroi Ahmeti.
Ai kujtoi se Xhaferi shpesh i thoshte: “Më konsidero si vëlla të madh”, duke e përshkruar atë si një mik të urtë, një mendje të kthjellët dhe një patriot që e donte kombin mbi gjithçka.
“I përjetshëm kujtimi për Arbën Xhaferin!”, përfundoi Ahmeti.TS