Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov tha se gjatë ditës së sotme ka 10 zjarre në hapësirë të hapur.

“Ende është aktiv zjarri në vendin e gjuetisë “Jasen”. Dy zjarre aktive ka në territorin e Komunës së Likovës, në fshatrat Llojan dhe Sllupçan, ku veprojnë zjarrfikësit e Kumanovës. Ka një zjarr aktiv në komunën e Llozovës, ku ndërhyjnë zjarrfikësit e Velesit”, tha Angellov.

“Gjatë natës, nuk lejuam që zjarri në “Jasen” të kalojë një rrugë pyjore, gjë që do ta rrezikonte më tej fshatin Breznicë në anën e Shkupit. Falë ndërhyrjes së anëtarëve të Njësisë për Zbatim të Shpejtë (NJZSH), si dhe disa zjarrfikësve nga Makedonski Brodi dhe punonjësve të “Jasen”-it, kjo vijë zjarri u ndalua, duke vendosur kështu kontroll të plotë mbi njërën nga tre pjesët e këtij zjarri”, tha Angellovi nga terreni.

Angellovi u bëri thirrje qytetarëve, bujqve dhe blegtorëve të jenë shumë të kujdesshëm në periudhën e ardhshme.