Arrestohet në Prishtinë Ramadan Morina, i dyshuar për masakrën e 34 civilëve shqiptarë në vitin 1999

Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet t’i caktohet masa e paraburgimit.
Ramadan Morina është arrestuar në Prishtinë.
Ai dyshohet se në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve. /Reporteri.net/