Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Beslidhjes Fronti Kombëtar për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka publikuar një video-mesazh drejtuar qytetarëve, ku ka shpalosur katër prioritetet kryesore të fushatës së tij.

I përgjigjur një qytetari që pyeti për tri problemet më urgjente që ai synon të trajtojë, Osmani tha se do të përmendë katër:

“Në radhë të parë është kaosi urban, pastaj mungesa e parkingjeve, papastërtia dhe në fund – krimi i organizuar,” tha ai në videon e publikuar sot.

Osmani theksoi se këto çështje janë ndër më shqetësueset për banorët e Çairit dhe do të jenë në fokus të platformës së tij zgjedhore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume