Ajo që ndodhi në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit ishte një shfaqje e urrejtjes etnike. Kështu në rrjetin social X ka reaguar ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ndaj thirrjeve në kor të hulivanëve maqedonas kundër shqiptarëve, në prani të kryeministrit Mickoski, dy ministrave Stoilkoviq dhe Toshkovski, si dhe të lryetarit të Kumanovës si nikoqir i ndeshjes, Maksim Dimitrievski.

Reagimi i plotë i ish-ministrit Bushati:

Ajo që ndodhi në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit ishte një shfaqje e urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë thjesht ofenduese. Ato janë të rrezikshme. Heshtja e zyrtarëve që ishin dëshmitarë të kësaj “sale turpi” është e papranueshme!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume