Qendra për Menaxhim me Kriza ka publikuar bilancin e fundit të zjarreve në Maqedoninë e Veriut.
Më 16.08.2025, deri në ora 12:00, në territorin e RMV ka gjithsej 5 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat aktive janë 2 zjarre dhe të shuara janë 3 .
Aktiv janë zjarret në:
1. Komuna Brodit: Zona Jasen (pyll i përzier)
2. Komuna Jegunovcë: Ndërmjet fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë (kullota dhe pyll i përzier)
Janë shuar tre prej tyre:
1. Komuna Tetovë: Rruga Tetovë–Gostivar (deponi mbeturinash)
2. Komuna Vrapçisht: f. Vranovcë(vegjetacion i ulët dhe livadhe)
3. Komuna Likovë: f. Mateç (vegjetacion i ulët dhe arë e djegur)