13.08.2025, Shkup: EVN Maqedoni dhe SOS Detsko Sello kanë nënshkruar memorandum
bashkëpunimi për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë në rrezik social. EVN do të ofrojë bursa për këta të
rinj për të vazhduar arsimin e mesëm ose të lartë, si dhe mbështetje financiare për programet SOS
Detsko Sello për të forcuar kapacitetet dhe qëndrueshmërinë e tyre. Përveç kësaj, bursistët do të kenë
mundësinë të realizojnë punë praktike dhe program mentorimi në EVN, gjë që do t'i ndihmojë ata të
ndërtojnë të ardhmen e tyre profesionale.
"Ky partneritet është pasqyrim i përkushtimit tonë ndaj shoqërisë. Investimi në arsimin dhe zhvillimin e të
rinjve është investimi më i mirë për të ardhmen", theksoi kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z.
Vollfgang Maier.
"Partneriteti me EVN Maqedoni përkon me strategjinë tonë për futjen e një programi kombëtar për të
rinjtë nga kategoritë e cenueshme. Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm që do të
kontribuojë për një të ardhme më të sigurt për të rinjtë e mbështetur nga SOS Detsko Sello", tha
drejtoresha e SOS Detsko Sello, znj. Julijana Nakova Gapo.
"Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj EVN-së që mundësoi këtë bashkëpunim dhe shpresojmë që
shumë kompani të tjera austriake do të ndjekin shembullin e mbështetjes së SOS Detsko Sello dhe
misionit të tyre në Maqedoninë e Veriut në të ardhmen.", tha zëvendës Ambasadori Austriak, z. Matias
Humenberger.
Memorandumi formalizon mbështetjen për programet e SOS Detsko Sello, të cilat mbulojnë interesa
edukative, si dhe përvetësimin e përvojave dhe aftësive të nevojshme që synojnë zhvillimin profesional
dhe personal të të rinjve.