Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se është hapur kufiri i Jazhincës.

Nga QMK thonë se tanimë lejohet qarkullimi nëpërmjet kësaj pike kufitare që lidh Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, për të gjitha automjetet.

“Vendkalimi kufitar Jazhincë dhe rruga drejt Kosovës janë rihapur për qarkullim”, njoftoi drejtori i QMK-së, Muhamet Ali.

Ky vendkalim kufitar ishte mbyllur orë më parë për shkak të një zjarri të madh që ka shpërthyer në këtë pjesë të Maqedonisë