Më 15 gusht 2025, rreth orës 15:48, në rrugën rajonale Veles–Gradsko, përballë pikës së pagesës Stobi, një aksident rrugor ka marrë jetën e motoristit D.N. (52) nga Gradsko, njofton MPB-ja.

“Sipas raportimeve, motori me targa nga Velesi, i drejtuar nga D.N., është përplasur me një automjet të parkuar “Volkswagen Polo” me targa të Velesit, që kishte qenë i parkuar jashtë karrexhatës nga J.K. (37) nga Gradsko.

Nga lëndimet e marra, D.N. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për obduksion.

Në vendngjarje është kryer inspektim nga prokurori dhe ekipi hetimor i SPB Veles”, thuhet në njoftim.