Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.R., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Grabitje”. Sipas hetimeve, më 1 korrik 2025 në Kumanovë, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një person dhe i ka marrë portofolin, në të cilin gjendeshin para dhe dokumente personale. Organet kompetente po vazhdojnë procedurat ligjore për rastin.TS