Shkruan Valon F. Bela
Shumë fort e besoj se edhe partia Alternativa do me i dhanë fund keqmenaxhimit 20 vjeçar të Komunës së Çairit. Se për këtë kam shuuuummmëëëë të drejtë, e keni edhe tentativën e Izetit për t’i aktivizu anëtarët e Alternativës duke premtuar se nëse ai e fiton Komunën atëherë në vend të tij do të vjen Bekim Sali. Ama ju e dini se kur dhelpra s’kishte mund të kap rrushin, kishte thanë jo se është i tharët.
Nejse de nejse, Izeti po mundohet i shkreti ama s’po i del hesapi i çarshisë me atë të shtëpisë. Krejt po më duket se në tetor as që do ta fiton Komunën e as që do të mbetet në Qeveri.
Mickovski s’mund të mban qeverinë më tutje me vazalët e tij humbësa sado që po mundohet. Legjitimiteti shqiptar ja thyen hundët mu sikur paraardhësit të tij Gruevski kur provoi eksperimentin me PDSH-në në 2006. Kur e kruan me shqiptarët, dihet kush përfundon i përplasur përtokë. Tetori shpejt vjen, bashkë me të edhe shkuarja në histori të disave që menduan se bota sillet rreth tyre …