Qeveria ka miratuar metodologji të re për llogaritjen dhe ndarjen e mjeteve financiare me të
cilat komunat organizojnë arsimin fillor dhe të mesëm, zbatimi i së cilës fillon më 1 janar të
vitit 2026. Metodologjia është zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me
mbështetjen e UNICEF-it, Bankës Botërore, Ambasadës Zvicerane, shoqatës ZMAI, ZELS
dhe qeverive lokale, ndërsa pritshmëria është që ndryshimi të stimulojë proces edukativo-
arsimor me cilësi më të mirë .
Sot në konferencë për shtyp në MASH, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska tha
se ndryshimi i formulave për llogaritjen e bllok -granteve ishte i nevojshëm, sepse ato
ekzistuese nuk sigurojnë efikasitet në financim. Aktualisht, sa 90% e mjeteve të cilat i marrin
komunat përdoren për të paguar pagat dhe shpenzimet e përgjithshme të shkollave, që është
dukshëm mbi mesataren e BE-së prej 70% .Bllok -grantet po rriten, por kryesisht vetëm për
të mbuluar rritjen e pagave, dhe jo për zhvillimin e shkollave dhe përmirësimin e cilësisë së
mësimdhënies.
Janevska shpjegoi se formula e re për financimin e arsimit fillor ka dy komponentë – bazë dhe
variabël.
Komponenti bazë do të mbulojë shpenzimin e standardizuar për nxënës, të cilën e kemi
përcaktuar të jetë 112,747 denarë në vit. Këtu përfshihen pagat dhe kontributet e punonjësve,
zhvillimi i tyre profesional dhe shpenzimet e përgjithshme të shkollës. Ky komponent merr
parasysh nivelin e zhvillimit të shkollave, i cili llogaritet me koeficient që varion nga 0.75
deri në 2.55. "Kështuqë , shkollat më të zhvilluara do të marrin një shumë më të vogël, dhe
shkollat më pak të zhvilluara, në përputhje me normën e përcaktuar për hapsirat dhe pajisjet,
do të marrin një shumë më të madhe, për të përshpejtuar zhvillimin e tyre. Komponenti
variabël është për shpenzimet e transportit të nxënësve, mbështetja për nxënësit me nevoja të
veçanta arsimore, për nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën turke, boshnjake dhe serbe dhe
për nxënësit që vijojnë mësimin në shkollat rajonale”, tha ministrja.
Formula për llogaritjen e bllok -granteve për arsimin e mesëm do të mbulojë edhe shpenzimin
bazë për nxënës me të gjithë komponentët për pagat, kontributet dhe shpenzimet e
përgjithshme. Ky shpenzim për nxënës është përcaktuar të jetë 103,589 denarë për të gjithë
vitin. Ministrja Janevska shpjegoi se shpenzimi bazë për nxënës shumëzohet me numrin e
përgjithshëm të nxënësve në arsimin e gjimnazit, ndërsa për arsimin e mesëm profesional

shumëzohet me numrin e nxënësve në arsimin e mesëm profesional dhe ponderimet për
grupet individuale të sektorëve, që do të thotë se një shumë më të madhe do të marrin shkollat
që ofrojnë profesione dhe fusha deficitare në të cilat ka potencial për zhvillim, siç janë
bujqësia, makineria, elektronika, trafiku dhe veterinaria. Shpenzimi variabil, varet nga
nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe ata që ndjekin mësimet në gjuhët turke dhe serbe
.
Me formulat e reja për llogaritjen e mjeteve për komunat, vendi iu përgjigj njërit prej
obligimeve në Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, me ç’rast hapen fonde të reja dhe
mbështetje të shtuar nga BE-ja për arsim cilësor.
Duke përshëndetur miratimin e metodologjisë së re për llogaritjen e bllok-donacioneve,
përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoni, Lesli Miler, tha se kjo reformë paraqet kthesë
strategjike drejt ndërtimit të sistemit arsimor më efikas dhe më gjithëpërfshirës.
“Metodologjia e re do t’i ndihmojë shkollat më mirë t'i përgjigjen nevojave të ndryshme të
nxënësve përmes mbështetjes shtesë për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta
arsimore, atyre që mësojnë në gjuhët e bashkësive më të vogla etnike dhe atyre që vijnë nga
familje socialisht të cenueshme”, tha Miler, duke shtuar se mënyra e re e llogaritjes dhe
ndarjes së bllok-donacioneve do t’u ndihmojë komunave të optimizojnë më shpejt rrjetin e
shkollave dhe të fusin mësimin me një ndërrim.
Sipas Bojana Naceva, specialiste e lartë për arsim në Bankën Botërore, metodologjia nxit
transparencë dhe llogaridhënie në shpenzimin e mjeteve publike. Me kritere dhe rregulla të
qarta, çdo komunë do të mund t’i ndajë mjetet tek shkollat komunale, gjë që rrit besimin në
sistemin arsimor dhe i motivon shkollat të punojnë më me efikasitet.
“Rritja e mjeteve për arsimin pofesional dhe trajnimin me formulën e re për financim, si dhe
rritja e vazhdueshme e interesit të kompanive për përfshirjen në procesin arsimor, janë
parakushte të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së arsimit profesional dhe trajnimit.
Vetëm përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat mund të krijojmë
arsim profesional që do t’u mundësojë të rinjve mundësi më të mira për punësim”, tha Kurt
Vitrih, lideri i ekipit të projektit “Arsim për punësim” i financuar nga Ambasada e Zvicrës.
Viktor Mitevski nga Shoqata për Hulumtime dhe Analiza – ZMAI theksoi se, edhe pse
formalisht ky proces nuk është pjesë e iniciativës për Partneritetin e Hapur Qeveritar, që nga
fillimi është udhëhequr sipas parimeve më të larta të përfshirjes, transparencës dhe dialogut të
hapur. MASH, si bartës i procesit, i bashkoi përvojat e nëpunësve shtetërorë të cilët me
dekada e njohin këtë problematikë me dijeninë e mbi njëzet ekspertëve nga të gjitha fushat
përkatëse, të angazhuar nga Banka Botërore dhe UNICEF, përmes ZMAI, dhe u sollën
zgjidhje cilësore për arsimin në Maqedoni.

Për zbatimin e metodologjisë së re, do të pasojnë trajnime për administratat komunale dhe të
punësuarit në shkolla, ndërsa njëkohësisht për shkollat është paraparë edhe periudhë
përshtatjeje.