Mickoski: Mbi 40 milionë denarë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për qytetarët e cenueshëm

“Po, përmes Ministrisë së Energjetikës, Burimeve Minerale dhe Minierave është shpallur thirrje publike ku mund të aplikojnë ato familje që i plotësojnë kushtet për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike. Janë paraparë mbi 40 milionë denarë.”, thotë Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske nëse qeveria do t’i subvencionojë qytetarët e cenueshëm në mbulimin e shpenzimeve për energjinë elektrike.
Mickoski theksoi se Maqedonia ka çmimin më të ulët të energjisë elektrike, gjë që nuk është rast me vendet e rajonit, të cilat kanë rritje të çmimit të rrymës nga 15, 20 e deri në 30 për qind.
“Por, ajo që mund të them gjithashtu është se gjatë gjithë periudhës së rregullimit të energjisë elektrike, që kur është kjo Qeveri, 14 muaj, ne nuk kemi pasur rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, gjë që nuk është rast edhe në rajon. Nëse shikoni vendet e tjera, do të shihni se atje energjia elektrike është rritur me 15, 20, e në disa vende të rajonit edhe me 30 për qind. Prandaj, si edhe sipas Eurostatit ashtu edhe sipas të gjithë parametrave, ne jemi shteti në Evropë i cili ka çmimin më të ulët të rrymës ose një nga dy-tri çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për amvisëritë.”, theksoi kryeministri Mickoski.