Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske nëse do të ndërtohet sistemi i kolektorit në Tërpejcë, në Komunën e Ohrit, tha se në gjysmën e dytë të gushtit kompania realizuese do të fillojë punën, ndërsa i gjithë procesi do të zhvillohet në dy faza.

“Po, do të ndërtohet. Ai është i ndarë në dy faza, sipas informacioneve me të cilat disponoj. Faza e parë është stacioni i pastrimit të ujrave dhe dy pjesët e tubacionit, ai shtytës dhe ai shkarkues. Më pas kemi stacionin e pompimit dhe pjesën tjetër të këtyre dy tubacioneve në fazën e dytë. Kështu që, ajo që u ishte premtuar banorëve të Tërpejcës do të realizohet, në gjysmën e dytë të gushtit, tashmë kompania realizuese po futet në punë.” , theksoi kryeministri Mickoski.