Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe jostabil, nesër pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Të hënën pritet të jetë jostabil në disa vende me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive me kushte stuhie me shira të rrëmbyeshëm më të bollshëm, erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, të martën do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar, ndërsa nga e mërkura e tutje do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm me një rritje graduale të temperaturës ditore.

Në Shkup, të hënën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi me erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Nga DPHM apelojnë qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në rast të shkarkimeve elektrike, të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.