Figura të shoqërisë civile, si Fahmi Osmani, kryetar i Qendrës “Racio”, kanë shprehur vlerësimin për vizionin e kandidatit për kryetar komune në Çair Bujar Bujarit, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të përvojës politike me energjinë dhe kreativitetin e rinisë.

Fahmi Osmani drejton “Racio”, organizatë që promovon edukimin, fuqizimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen qytetare përmes debateve, trajnimeve dhe projekteve kulturore. Ai njihet për angazhimin e tij që rinia të ketë më shumë hapësirë në vendimmarrje dhe për vizionin mbi rikthimin e vlerave në shoqëri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume