Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në qershor të vitit 2025 është rritur për 15.1% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Gjatë muajit qershor të vitit 2025 janë dhënë 213 leje ndërtimi, që është për 15.1 % më shumë krahasuar më muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 857 279 mijë denarë, që është për 47.1% më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 120 (56.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 37 (17.4 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 56 (26.3 %) për objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 213 të objekteve, tek 110 ( 51.6 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 103 ( 48.4 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 260 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 25 680 m2.