Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital duket se tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë të mira një rezidencë private buzë detit.

Në media janë publikuar pamje nga një darkë intime ku dyshja shoqërohen nga nëna e reperit dhe djali i modeles, Troi. Nga pamjet duket se Capital është shumë i afërt me Troin, duke ndërtuar një raport të ngrohtë dhe të shëndetshëm me të.

Edhe pse përfoljet për lidhjen e tyre datojnë prej kohësh, as Adrola dhe as Capital nuk e kanë konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre, megjithatë modelja është parë shpesh pranë reperit në koncertet e tij, si një mbështetëse e zjarrtë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume