Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri, është kapur “mat” nga një gazetar maqedonas lidhur me hyrjen e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë një konference për media, gazetari e pyet se si shpjegohet fakti që Alta Banka hyri në Maqedoninë e Veriut pikërisht gjatë kohës kur VLEN është pjesë e pushtetit.
“Si e shpjegoni që “Alta Banka” hyri në Maqedoni në ndërsa kjo qeveri është në pushtet. Nëse e marim se BDI e ka bërë këtë shemë siç ju pretendoni, atëherë si lejuan institucionet që të hyjë Macura dhe Alta Banka në Maqedoni” pyeti gazetari.
Ai ka ngritur gjithashtu një kundërthënie në pretendimet e VLEN-it, duke pyetur se nëse, siç pretendojnë ata, BDI ka ndërtuar skemën, atëherë si kanë lejuar institucionet aktuale hyrjen e Macurës dhe Alta Bankës në vend?
Deputetja e VLEN-it pasi u kap MAT nuk kishte përgjigje, andaj tha se a mundet përgjgijen me shkrim. “Për këtë pyetje do të merreni përgjigje me shkrim. A mundet kështu” u shpreh Imeri.