Reagim i Ministrisë së Shëndetësisë për njoftimet në lidhje me punësime të kuadrit në Spitalin Klinik të Tetovës

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj disa njoftimeve të fundit që po qarkullojnë në opinion, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme, të dëmshme dhe të pabazuara, sa i përket punësimit të stafit në Spitalin Klinik të Tetovës.
Sipas Ministrisë, të gjithë punonjësit aktualë kanë kontrata të vlefshme pune me kohë të caktuar deri më 31 dhjetor 2025. Po ashtu, është siguruar pëlqimi nga Ministria e Financave për punësimet në këtë institucion, ndërsa si dëshmi është paraqitur edhe dokumentacion përkatës, i cili hedh poshtë pretendimet se Fondi për Sigurim Shëndetësor ka dhënë përgjigje negative.
Konkurset për punësim janë shpallur, dhe testimet e kandidatëve janë zhvilluar më 7 gusht 2025, e jo “para 10 ditësh” siç është raportuar në disa media.
Procedura e punësimeve është aktualisht e pezulluar për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale, por Ministria thekson se menjëherë pas përfundimit të tyre procesi do të vazhdojë deri në përfundim dhe të gjithë kandidatët do të marrin vendimet përkatëse.
“Përhapja e njoftimeve të pabazuara dhe përdorimi i informacionit të rremë po dëmton Ministrinë e Shëndetësisë si institucion dhe po krijon panik të panevojshëm te punonjësit e Spitalit Klinik të Tetovës, të cilët çdo ditë kujdesen për shëndetin e bashkëqytetarëve tanë,” – thuhet në reagimin e Ministrisë.Потврда-Согласност_Мин.за_финансии