MPB njofton 12.08.2025, në orën 20:00, në një fshat të Tetovës, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Kamjan, kanë privuar nga liria personat J.M. (36) dhe F.M. (44) nga ky fshat, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se ata e kishin sulmuar fizikisht gruan dhe kunatën e tyre 37-vjeçare, si dhe babain dhe vëllain e saj. Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të hartohet parashtresë adekuate.