Deputetja dhe artistja Saranda Imeri – Stafaj ka reaguar ashpër ndaj gazetarit dhe moderatorit të njohur të emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, pas incidentit ku i ftuari Fatmir Çollaku lëshoi studion vetëm dy minuta pas nisjes së programit.
“Gazetarë, ose mësoni të dëgjoni mysafirin deri në fund, ose vazhdoni flisni me veten në studio. Ky stili i huazuar ‘alla Fevzi’ ka marrë fund – nuk është debat kur ndërpret, është teatër. Respekto mysafirin, jo sensacionin”, ka shkruar Imeri – Stafaj.
Shkak i reagimit ishte fakti që Fatmir Çollaku u largua menjëherë nga emisioni, duke thënë se nuk kishte kushte për debat. Flaka Media