Më 13 gusht 2025, në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria disa persona në lokacione të ndryshme: M.L. (25), D.S. (23), D.D. (26), M.P. (33), A.A. (27), të gjithë nga Shkupi; L.S. (19) nga fshati Grupçin, rajoni i Tetovës; dhe M.O. (39) nga Republika e Turqisë.

Të njëjtëve u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ndërkaq, te S.K. (29) nga Shkupi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Zoraki” me kornizë dhe tetë fishekë.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ndiqen parashtresat përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume