“Më 8 gusht mora një letër nga ministri i Ekonomisë. E lexova, e madje fillova të shikoja nëpër mure — mos ndoshta ka ndonjë kamerë të fshehtë.
Ministri i Ekonomisë, Bessar Durmishi, më kërkon mua t’i them nëse diskoteka “Pjur” i plotëson kushtet minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë.

Oh, moj nënë… Të gjithë ministrat, edhe ky. Nuk e di as ku ndodhet.

Ministër! Po ti je ai që duhet të më thuash mua nëse ky objekt i plotëson kushtet minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë së shërbimit. Për këtë punë do t’i drejtohesh një sporteli tjetër — sporteli që quhet Inspektorati i Tregut. Nëse nuk e ke ditur, Inspektorati i Tregut është organ në përbërje të Ministrisë së Ekonomisë (ministria jote).

Nuk më besohet që mund të mos dish kaq shumë. Mua më duket se po përpiqesh të fitosh kohë për shokët e Aleksandër Nikollovskit.
Kot e ke përpjekjen.
Përgjegjësia është e jotja” ka shkruar Stevçe Jakimovski