Më 8 gusht 2025, rreth orës 02:00, në zonën e Kisella Vodës në Shkup, një mosmarrëveshje lidhur me borxhe përfundoi me dhunë. Sipas denoncimit të bërë në SPB Shkup nga D.B. (44) nga Shkupi, ai është sulmuar fizikisht nga G.V., i cili ka përdorur një mjet të fortë dhe më pas i ka marrë telefonin celular. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura kredito-debitore. Policia ka nisur procedurat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj autorit do të ngrihet kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume