MPB njofton se me datë 12.08.2025 në orën 00:10, në një kazino në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 22-vjeçaren L.R. nga fshati Rogle dhe personin A.B. (41) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës. Ata u kapën duke dalë nga tualeti i meshkujve në objekt, pas së cilës në tualet u gjet një qese me substancë të bardhë pluhuri. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume