“LSDM-ja dhe Zaevi, nëpërmjet Dimovës dhe Erasmus +, ndanë një shumë të pabesueshme prej 83 mijë eurosh për trajnimin e gomarëve”, kështu kanë reaguar nga partia në pushtet ndaj opozitares LSDM, me akuza se dikur fondet arsimore janë keqpërdorur.

“LSD-ja dhe Zaevi, nëpërmjet Dimovës dhe Erasmus +, ndanë një shumë të pabesueshme prej 83 mijë eurosh për trajnimin e gomarëve. Përveç trajnimit të gomarëve, ata ndanë edhe 125 mijë euro shtesë nga Agjencia Erasmus +, pikërisht vëllait të deputetit Dime Velkovski për projektin “Zgjidh të djathin”. Zaevi dhe LSD-ja nëpërmjet Dimovës, po argëtoheshin dhe po shteronin buxhetin e Agjencisë Erasmus +. Projektet iu ndanë njerëzve të afërt me ta, gjyqtarëve, profesorëve, vëllezërve të deputetëve.”, – deklaroi Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM kundërpërgjigjen se pse ka heshtur Qeveria pas publikimit të skandalit me milionat e përvetësimeve në Erasmus+.

Opozita pyeti se përse nuk është shkarkuar drejtoresha në detyrë kur është konfirmuar se ajo ishte pjesë e një hetimi nga OLAF – Zyra Evropiane kundër mashtrimit.