Një person, i lindur në vitin 1982, është vrarë gjatë një përleshjeje para një kazinoje në Kavadar. Lajmin e ka konfirmuar doktori Antoan Parakeov, shef i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, raporton MIA.

„Është e saktë. Ka pasur vrasje gjatë një përleshjeje, sot në mëngjes rreth orës pesë, para një kazinoje. Bëhet fjalë për lëndime vdekjeprurëse në kokë. Ekipi ynë mori thirrjen dhe menjëherë ishte në vendngjarje, por konstatoi se personi kishte ndërruar jetë, pa shenja jete“, sqaroi doktori.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume