Granit Xhaka e bëri debutimin jozyrtar me Sunderland në miqësore ndaj Real Betisit.

Ylli shqiptar madje ishte kapiten i ekipit qysh në ndeshjen e parë.

Edhe pse ndeshja përfundoi me humbje minimale 0:1 të Sunderland, Xhaka pati paraqitje solide.

E pas ndeshjes, Granit Xhaka u ndal me disa tifozë shqiptarë duke i përshëndetur dhe duke bërë fotografi me ta, teksa doli i fundit nga stadiumi.