Është raportuar e zhdukur Hanëmsha Fetai, 54 vjeç, nga Gostivari.
Ajo është larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 03:00, dhe që prej asaj kohe nuk është kthyer më.

Në momentin e largimit, ishte e veshur si në fotografinë bashkëngjitur.

Familjarët shprehin shqetësim për gjendjen e saj dhe u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e saj të kontaktojnë menjëherë në:

070 229 133
070 444 143

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar.