Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit këtë të shtunë.

Hapja e fushatës u bë me dy himnet kombëtare, transmeton Klankosova.tv.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se është nder që fushata e AAK-së të hapet me kandidatë të ndershëm e punëtorë për kryetarë të komunave.

“Dritë për çdo komunë të Kosovës, dritë për çdo kandidatë. Jeni më të mirët e Kosovës”, tha tutje Gjini.

Derisa ai iu uroi suksese kandidatëve që po garojnë për herë të parë në zgjedhjet komunale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume