Sot, më 27 shtator 2025, rreth orës 04:00, në rrugën “Ferid Bajram” në Shkup, një automjet “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.A. (36) nga Shkupi, ka goditur një mur betoni.

Si pasojë e përplasjes, E.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume