Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka paraqitur aktakuzë kundër kryetarit në largim të komunës, Ramiz Merko, për veprën penale – keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, e dënueshme sipas nenit 353 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Sipas akuzës, në periudhën nga 1 prill 2021 deri më 27 qershor 2022, Merko në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strugës e ka tejkaluar kompetencën e tij dhe ka nënshkruar kontratë për realizimin e projektit për ndriçimin e një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, pa siguruar më parë pëlqim ujë-ekonomik nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kompania e përzgjedhur ka vendosur 300 shtylla ndriçuese në ujërat e lumit, përgjatë një distance prej rreth 900 metrash nga të dyja anët e shtratit. Ekspertiza e siguruar nga prokuroria ka konstatuar se kjo instalim ka ndikuar negativisht mbi regjimin e ujërave, morfologjinë e shtratit dhe sistemin hidro-biologjik.

Për realizimin e projektit, një kompanie nga fshati Misllodezhdë i janë paguar 6.763.722 denarë, duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Strugës.

Prokuroria paralajmëron kërkim të përgjegjësisë penale për dëmin e shkaktuar dhe shkeljen e procedurave ligjore.

Merko ka dhjetëra akuza të ngritura ndaj tij.

Mgid