Modelja e njohur Alba Vukaj vazhdon të jetë aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan momente nga jeta e përditshme.

Së fundmi ajo ka publikuar disa pamje nga një udhëtim relaksues me prindërit, duke treguar se ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në shoqërinë e tyre.

Ky moment i thjeshtë familjar duket se e ka lumturuar pafund Alben, e cila në një postim të ndjerë është shprehur “Dy personat e mi të preferuar.”

Ky moment i veçantë me prindërit tregon edhe një herë se, pavarësisht karrierës dhe angazhimeve të shumta, për Alben familja mbetet prioritet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume