Më 10 shtator 2025, rreth orës 17:00, në fshatin Çegran të Gostivarit, efektivët e Stacionit Policor Çegran privuan nga liria N.S. (44) nga i njëjti fshat. Sipas policisë, ekziston dyshim i bazuar se ai më 7 shtator 2025 ka marrë disa krerë bagëti në pronësi të M.M. (40) nga fshati Dobridoll.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë adekuate.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume