Në komunën e Zhelinës ka shpërthyer tension pas publikimit të listës së këshilltarëve dhe bartësit të saj, Ruhi Demiri. Kjo listë ka nxjerrë nga kontrolli kryetarin e komunës, Blerim Sejdiun.
Në adresë të portalit TS është dërguar një mesazh i Sejdiut në grupin e WhatsApp-it të anëtarëve të VLEN-it. Në mesazh shihet se ai është acaruar nga bisedat e anëtarëve, të cilët pretendojnë se në listën e VLEN-it mund të ketë emra të propozuar nga LSDM. Ky diskutim duket se e ka nxjerrë nga vetja Sejdiun, i cili u ka thënë anëtarëve të mos merren me “muhabete të tilla” pasi, sipas tij, “ende nuk e kanë kuptuar lojën politike”.
Nga ana tjetër, pakënaqësi të madhe ka edhe brenda radhëve të BESËS në Zhelinë. Anëtarët e saj janë revoltuar me bartësin e listës, Ruhi Demirin, duke e akuzuar se ka përfituar padrejtësisht nga pozita e tij, pasi për 8 vite ka qenë drejtor i BDI-së dhe tani sërish përfiton meritat më të mëdha brenda VLEN-it.