Ministrja e krijuar me AI “Diella’, e cila ofron ndihmën e saj përmes komandave zanore, tashmë do të drejtojë Prokurimet Publike.

Por kush qëndron në fytyrën e “Diella-s”?

Blendi Fevziu përmes një video-incizimi në rrjetet sociale tregoi se fytyra e Diella-s është ajo e aktores Anila Bisha.

Bisha në një bisedë të shkurtër me Fevziun tregoi se kjo u bë rastësisht.

“Kërkuan një aktore jo fort të re, dhe të njohur dhe më zgjodhën mua. Në fakt u bë një audicion dhe më zgjodhën. Kostumi ishte i jashtëzakonshëm”, tha Bisha.

Ndërkaq, “Diella” jep përgjigje me zë dhe figurë, me një gjuhë të thjeshtë dhe natyrale, për pyetjet që do adresohen në platformë.

Trajnimi i Diellës është bërë përmes modeleve të inteligjencës artificiale, por përpos figurës robotike dhe anës politike, çfarë fsheh imazhi i Diellës?

Duke e nisur nga emri, ‘Diella’ në shqip do të thotë rreze dielli. “Diella” virtuale shfaqet me një nga kostumet tradicionale më të veçanta shqiptare, atë të zonës së Zadrimës, duke qëndruar kështu brenda kuadrit të patriotizmit. Pamja e saj ka dhe peshë artistike.

Mgid